Kallëzim penal kundër 32-vjeçarit nga Studeniçani, keqpërdori të dhënat personale

Shkupi

Kallëzim penal kundër 32-vjeçarit nga Studeniçani, keqpërdori të dhënat personale

Më: 19 prill 2022 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

SPB Shkup-Njësiti për Kriminalitet Ekonomik dhe Kompjuterik parashtroi kallëzim penal kundër O.I. (32) nga f. Studeniçan-Shkup, i punësuar si ofiqar në Drejtorinë për Udhëheqjen e Librave Amë, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”keqpërdorim i të dhënave personale”.

Siç njoftojnë nga MPB,  i denoncuari i parë gjatë vitit 2021, pa parashtrim të kërkesës dhe pa pajtim nga ana e nënës së fëmiut, si përfaqësues ligjor i fëmiut të mitur, ka përgatitur dhe me firmën e tij dhe vulë të Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë, ka verifikuar Certifikatë nga Libri Amë i të Lindurve dhe certifikatën e përgatitur ia ka dhënë të denoncuarit të dytë, i cili ka qenë person i paautorizuar të disponojë me certifikatë të tillë.

“I denoncuari i dytë, pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin, në dy raste e ka keqpërdor certifikatën, përkatësisht të dhënat personale për personin e mitur.

Ai këtë certifikatë e ka përdorur në procedurë para Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë dhe në padinë e parashtruar nga ana e tij para gjykatës kundër nënës së dëmtuar”, thuhet në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat