Arrestohet një i mitur në Shkup për vjedhje

Shkupi

Arrestohet një i mitur në Shkup për vjedhje

Më: 24 prill 2022 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga MPB, gjatë ditës së djeshme në ora 16:00 nga ana e nëpunësve policorë të Njësitit të Punëve të Brendshme Karposh-Njësia për Çështje Kriminalistike Karposh pranë SPB Shkup është arrestuar i mituri nga Shkupi.

Ai është arrestuar për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” në mënyrë të vrazhdë.

“Në të vërtetë, të njëjtën ditë rreth orës 15:30 minuta në stacion autobusi në Karposh i mituri i denoncuar të dëmtuarës i ka marrë zinxhir ari nga qafa. Me të miturin është realizuar bsedë zyrtare nga ana e nëpunësve policorë të delikuencës për të mitur. Nga ana e të dëmtuarës i mituri i denoncuar është njohur si autor i veprës penale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata shtojnë se pas dokumentimit të plotë rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat