Fundjava e zgjatur zbrazë Shkupin

Shkupi

Fundjava e zgjatur zbrazë Shkupin

Më: 25 prill 2022 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Fundjava e zgjatur ka zbrazur Shkupin. Që nga e enjtja pas mbarimit të punës shumë qytetarë morën rrugë për në shtetet fqinje për të kaluar ditë të lira në vende më atraktive turistike, shkruan Alsat.

Kjo ka bërë që në ditën e katër sheshet të duken të zbrazëta.

Nuk ka lëvizje të shumta as me makina. Ata që kanë mbetur e shijojnë moti me diell, për shëtitje.

“Sot dolëm pak për rekreacion me biçikleta, të cilat i lamë në hyrje të Çarshisë tash po shëtitim pak nëpër këtë pjesë dhe pse jo të shijojmë bakllavanë”, tha një qytetar.

“Pak të shëtisim nëpër Çarshi të ecim, nga një kafe, nëse mundemi të drekojmë”, u shpreh njw qytetar tjetwr.

“Frekuentimi i sheshit qendror të Shkupit është mjaft i ulët në këtë ditë feste, pasi që është fundjavë e vazhduar dhe qytetarët po festojnë në shtetet fqinje. Ndërkaq, nga pjesa tjetër e qytetit në Çarshi duket si një ditë e zakonshme, por ka edhe mjaft turistë”, raporton gazetari i Alsat, Adnan Qaili.

Përveç vendasve, hasëm në një grup turistësh nga Polonia, të cilëve u bënte përshtypje çdo detaj antik në Çarshi dhe çdo novitet në sheshin Maqedonia.

“Ashtu qëlloi, por fundjavë e zgjatur nuk është për polakët, festa e tyre ishte javës që shkoi. Tani filluam me grupin e parë nga Polonia, vend nga i cili kemi më së shumti turistë, fillojmë të hapjen e sezonit. Jo edhe me aq rëndësi fundjava sa vet turni kur na fillon, zakonisht janë 10 ditësh nëpër Ballkan, ku një ditë janë në Shkup. Këtu nga Çarshia po lëvizim në pjesën e re të kryeqytetit”, tha një cicëron.

Edhe kjo që pason është fundjavë e zgjatur. Dita e Bajramit, të hënë më 2 maj është festë shtetërore. Sivjet janë 11 ditë jo pune për të gjithë shtetasit. Ndërkaq, edhe 16 ditë të tjera janë festa të komuniteteve fetare dhe etnike, duke çuar në gjithsej gati një muaj ditë të lira nga puna./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat