Policia jep detaje të reja për vrasjen në Çair

Shkupi

Policia jep detaje të reja për vrasjen në Çair

Më: 26 prill 2022 Në ora: 10:45
Foto ilustrim

Një 47-vjeçar ka ndërruar jetë nga gjuajtja me armë gjatë mbrëmjes së djeshme në një çajtore në Çair të Shkupit.

Sipas njoftimit të MPB-së, ngjarja është raportuar rreth orës 21:40, gjegjësisht është raportuar se dy persona kanë gjuajtur me armë automatike në rrugën “Vëllezërit Rexhepagiqi”.

“Nga të shtënat me armë zjarri është lënduar rëndë J.I. (47) nga Shkupi, i cili është dërguar në Kompleksin klinik “Nënë Tereza”, ku rreth orës 22:20 ka ndërruar jetë.

Po ashtu, plagë kanë marrë edhe M.A. (43) dhe L.Sh.(42) nga Shkupi, të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat