Përplasen tre vetura në Shkup, ka të lenduar

Shkupi

Përplasen tre vetura në Shkup, ka të lenduar

Më: 27 prill 2022 Në ora: 23:37
Foto ilustrim

Aksident i rëndë ndodhi sonte në udhëkryqin mes Bulevardit 8 Shtatori dhe Aradhat Partizane.

Janë përplasur tre automjete, dy me tabela maqedonase dhe një greke.

Komunikacioni po zhvillohet më ngadal nëpër një korsi, veturat janë të detyruara të presin në kolona.

Në aksident ka të lënduar, dhe sipas dëshmitarëve ka intervenuar edhe Ndihma e Shpejtë. Policia po bën hetim në vendngjarje.

Pritet konfirmim zyrtar i MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat