Traumatologjia në Shkup me renovim të ri

Shkupi

Traumatologjia në Shkup me renovim të ri

Më: 29 prill 2022 Në ora: 20:23
Foto ilustrim

Klinika Universitare për Traumatologji, Sëmundje Ortopedike, Anestezion, Reanimacion, Kujdes Intensiv dhe Qendra Emergjente bëri të ditur se gjatë kësaj fundjave fillojnë aktivitetet për renovimin e Qendrës Emergjente Kirurgjike dhe këto ndërhyrje do të realizohen brenda dy muajve më të fundit.

Nga Qendra Emergjente bëjnë të ditur se do të funksionojnë pa probleme me ekipe kujdestare gjatë gjithë ditës dhe natës, por në përmasa më të vogla do të trajtohen në mënyrë adekuate pacientët që kanë nevojë për kujdes urgjent shëndetësor.

“Gjatë kësaj periudhe rinovimi, pacientët me patologji urgjente do të pranohen në ambientet e ambulancës së Klinikës së Traumatologjisë , të cilat do të ripërshtaten përkohësisht në Qendrën Emergjente, thuhet në njoftimin e klinikës.

Sipas planit, në rast të rritjes së numrit të pacientëve gjatë procedurave rikonstruktive në Qendrën urgjente, parashihet që të gjithë pacientët emergjentë nga Shkupi të kujdesen në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 shtatori”, , ndërsa pacientët nga qytetet tjera do të marrin kujdesin e duhur shëndetësor kirurgjik në Spitalin Special për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat