Grabitet shtëpia përkujtimore “Nënë Tereza” në Shkup

Shkupi

Grabitet shtëpia përkujtimore “Nënë Tereza” në Shkup

Më: 13 maj 2022 Në ora: 15:52
Shtëpia përkujtimore “Nënë Tereza”

Policia ka arrestuar dje A.M. (22), D.J. (44) dhe një të mitur, të gjithë nga Shkupi, pas një grabitjeje në muzeun “Nënë Tereza”.

Grabitësit në ora 11:25 në Shtëpinë përkujtimore në rrugën “Maqedonia” ka marrë para nga arka pasi e ka kërcënuar me thikë punonjësin.

“Të tre janë dërguar në stacion policor, paratë e konfiskuara janë gjetur dhe i janë kthyer të dëmtuarit.

Rasti është raportuar në Prokurorinë Publike dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të bëhet procedimi përkatës”, thonë nga MPB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat