Arrestohen pesë persona gjatë një kontrolli në një koncert muzikor

Shkupi

Arrestohen pesë persona gjatë një kontrolli në një koncert muzikor

Më: 15 maj 2022 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

MPB Maqedoni informon se dje (14/15.05.2022) nga ana e zyrtarëve policorë të Njësitit për tregti të kundërligjshme në SPB Shkup, në bashkëpunim me zyrtarë policorë nga Njësiti policor për intervenim në SPB Shkup, gjatë kontrollit në një objekt në zonën e Qendrës, ku është mbajtur koncert muzikor, janë arrestuar pesë persona.

Nga MPB thonë se te personat B.M (45), A.S (26), të dy nga Shkupi dhe V.M (27) nga Republika e Kosovës u gjet marihuanë, te D.N (23) është gjetur mbetje marihuane.

Ndërsa te M.A (23) materie pluhur.

“Personat janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzimi sipas nenit 215 të Kodit Penal”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat