MPB me kontrolle të shtuara, gjobiten 458 motoçiklistë

Shkupi

MPB me kontrolle të shtuara, gjobiten 458 motoçiklistë

Më: 16 maj 2022 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Në periudhën prej datës 09 Maj 2022 deri më 15 Maj 2022, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer kontroll i përforcuar aksionar për sanksionimin e kundërvajtjeve të kryera nga drejtuesit e motoçikletave, ku janë sanksionuar 458 drejtues mjetesh.

Prej tyre, 280 vozitës nuk kanë mbajtur kaskë gjatë drejtimit të automjetit, 104 kanë vozitur pa patentë shofer, nëntë motoçikleta janë konfiskuar për shkak të patentës së skaduar dhe shkaktimit të zhurmës, si dhe janë sanksionuar kundërvajtje të tjera.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat