Regjim i veçantë i trafikut nesër në Shkup për shkak të vizitës së kryeministres serbe Ana Brnabiq

Shkupi

Regjim i veçantë i trafikut nesër në Shkup për shkak të vizitës së kryeministres serbe Ana Brnabiq

Më: 17 maj 2022 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Më 18 Maj 2022 (e mërkurë), kryeministrja e Republikës së Serbisë, Ana Brnabiq do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Për këtë arsye, “Departamenti për Siguri në Komunikacionin Rrugor do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët në zonën më të gjërë qendrore të qytetit të Shkupit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

SPB Shkup apelon që të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion të respektojnë urdhrat e dhëna nga zyrtarët policorë të uniformuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat