Arrestohet një person nga Shkupi, transportonte emigrantë

Shkupi

Arrestohet një person nga Shkupi, transportonte emigrantë

Më: 23 maj 2022 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një të ri nga Shkupi.

Pasi i njëjti është kapur duke transportuar emigrantë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në autostradën A1, gjegjësisht në drejtimin Smokvicë-Demir Kapi.

“Është arrestuar I.B. (26) nga Shkupi, i cili me automjetin e pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Velesit po transportonte gjashtë emigrantë nga Siria dhe Afganistani. I.B. nuk është ndalur pas urdhrit nga policia, dhe në vendin e quajtur “Cërveni Bregovi” automjeti i tij ka goditur një automjet të tipit “BMW” me targa të Shkupit që po drejtohej nga B.K. nga Gostivari”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat