Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe Qytetit Konja – Turqi

Shkupi

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe Qytetit Konja – Turqi

Më: 24 maj 2022 Në ora: 19:14
Foto nga takimi

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, gjatë vizitës së saj në Republikën e Turqisë, u takua me kryetarin e Qytetit Konja, Ugur Ibrahim Altaj, i cili është edhe kryetar i Unionit Botëror të Komunave Turke.

Në kuadër të takimit të punës, kryetarët nënshkruan një memorandum të rëndësishëm për bashkëpunim ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe Qytetit të Konjas.

“Sot nënshkruam marreveshje te rëndësishme për bashkëpunim ndaj shprehim falenderimin tonë për Kryetarit e Konjas. z. Ugur Ibrahim Altaj, për mikpritjen dhe nisjen e një kapitulli të ri të miqësisë dhe bashkëpunimit. Kjo marrëveshje nënkupton mbështetje të ndërsjelltë dhe realizim të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, shkencës, kulturës dhe arsimit, mes Qytetit të Shkupit dhe Qytetit të Konjas”, tha kryetarja Arsovska.

Arsovska theksoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme që Qyteti i Shkupit të ndërtojë miqësi të reja dhe ta lidhë Qytetin e Shkupit me qytete miqësore dhe të binjakëzuara, por edhe se e njëjta paraqet krijimin e mundësive të reja për lidhje dhe punë në projekte të përbashkëta.

Në takim mori pjesë edhe drejtori i NP “Higjiena Komunale”, Zudi Enuzi, i cili pas vizitës së djeshme të përbashkët në ndërmarrjen publike në Konja e cila punon në fushën e grumbullimit dhe riciklimit të mbeturinave, theksoi se çdo mbështetje dhe bashkëpunim në vendosjen e praktikave të reja në fushën e trajtimit të mbeturinave për të përmirësuar sistemin e menaxhimit të tyre, është pozitive dhe mund të kontribuojë në zgjidhjen e sfidave.

Në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fusha konkrete të veprimit që janë me interes për të dy qytetet, si dhe mundësitë potenciale për bashkëpunim ekonomik me qëllim të zhvillimit të politikave dhe projekteve me interes për qytetarët.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat