Sot përfundon rikonstruimi i pistës në Aeroportin e Shkupit

Shkupi

Sot përfundon rikonstruimi i pistës në Aeroportin e Shkupit

Më: 28 maj 2022 Në ora: 12:57
Aeroporti i Shkupit

“TAV Maqedoni” sot do ta përfundojë rikonstruimin e pistës në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit dhe prej orës 17 fluturimet do të fillojnë të zhvillohen gjatë tërë ditës dhe natës.

Punët ndërtimore të pistës kanë filluar më 28 mars, prej kur edhe orari i fluturimeve është ndryshuar, respektivisht fluturimet janë zhvilluar prej orës 17 deri ora 9 çdo ditë, ndërsa prej orës 9 deri ora 17 punohej në pistë, e cila është e gjatë 2.950 metra dhe e gjerë 45 metra.

Pista është rikonstruar për herë të parë pas vitit 1996, kur rikonstruimi ka zgjatur dy muaj e gjysmë, ndërsa aeroporti atëherë ka qenë tërësisht i mbyllur dhe komunikacioni ajror ka qenë i transferuar në Aeroportin e Ohrit.

“Ky projekt i madh përfundon pas 62 ditëve punë ndërtimore për rikonstruimin e asfaltit të pistës në Aeroportin e Shkupit. Ne në TAV jemi të kënaqur dhe të bindur se përfundimi i sukseshsëm i projektit të këtij lloji, për herë të parë pas rikonstruimit të pistës në vitin 1996, do të sigurohet cilësi më e lartë e shërbimeve në aeroport. Do të donim t’u falënderohemi të gjitha palëve të involvuara, pasi me të vërtetë e çmojmë bashkëpunimin, përkrahjen dhe kontributin e tyre”, deklaroi Metin Batak, drejtor i përgjithshëm i “TAV Maqedoni”.

“TAV Maqedoni” i këshillon udhëtarët që rregullisht t’i ndjekin dhe kontrollojnë ueb-faqet e aviokompanive, me qëllim që t’i shohin ndryshimet më të reja eventuale për fluturimet nga dhe deri në Aeroportin ndërkombëtar në Shkup.

Në ueb faqen e aeroportit, në kategorinë “Fluturime” (arritje-nisje), informatat për ndryshime eventuale në rendin e fluturimeve azhurnohen rregullisht dhe në kohë reale, siç “TAV Maqedoni” i merr nga kompanitë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat