Burri sulmon ish-bashkëshorten e tij pranë gjykatës

Shkupi

Burri sulmon ish-bashkëshorten e tij pranë gjykatës

Më: 28 maj 2022 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Në një zonë parkimi pranë gjykatës penale në Shkup, një burrë nga Shkupi ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij menjëherë pasi ishte gjykuar  për dhunë në familje.

“Ndaj tij ka është iniciuar procedurë e re për shkaktim të lëndimeve trupore, shtrëngim dhe mosekzekutim të vendimit gjyqësor”, njoftojnë nga Prokuroria.

Pavarësisht se me vendim të mëparshëm të formës së prerë atij i ishte caktuar masa e ndalimit të afrimit ndaj ish-bashkëshortes, ai e ka përndjekur atë në një zonë parkingu afër gjykatës, ka filluar ta tërheq nga krahët, e ka kapur për qafe dhe ka filluar ta shtrëngoj për të ia bllokuar frymëmarrjen, duke i shkaktuar lëndime të dukshme.

Më pas ai e ka ofenduar dhe e ka kërcënuar duke mbajtur me vete një thikë, duke e detyruar të futej në makinën e saj.

Gruaja, e frikësuar në panik në atë moment, ka hipur në veturë dhe i dyshuari është ulur menjëherë pas saj në sediljet e pasme.

Ai e ka urdhëroi atë të ngiste makinën dhe të shkonin në banesën e tij, duke e kërcënuar se atje do ta përdhunonte.

I ka marrë celularët dhe çantën që ajo të mos lajmëronte policinë, duke e tërhequr nga flokët dhe duke e kërcënuar me jetë.

Prokurori publik i ka dorëzuar propozim gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup që të dyshuarit t’i caktohet masa e paraburgimit, për shkak se ekzistojnë rrethana që tregojnë për mundësinë e arratisjes, si dhe rrezikun që ai të përsërisë veprën penale ose të kryejë krime edhe më të rënda.

Gjykatësi ka pranuar propozimin e prokurorit dhe të dyshuarit i ka caktuar masën e paraburgimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat