Shkup, shqiptohen 187 masa dhe 32 për tejkalim të shpejtësisë

Shkupi

Shkup, shqiptohen 187 masa dhe 32 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

MPB dje ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e komunikacionit në territorin e Shkupit me çka ka shqiptuar 187 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 187 masa, nga të cilat 32 masa për tejkalim të shpejtësisë, 15 masa për drejtim automjetit pa patentë shofer, 14 masa për kundërvajtje nga motoçiklistë.

Janë vendosur shtatë masa për përdorimin e celularit, 19 masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, gjashtë masa për kalim sinjalizim të mbyllur (semafori i kuq), pesë masa për automjete të paregjistruara, gjashtë masa për shoferë fillestar”, thonë nga MPB.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat