Aksident tragjik në Shkup, përplaset për vdekje një grua

Shkupi

Aksident tragjik në Shkup, përplaset për vdekje një grua

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së sotme një 16-vjeçar me veturë ka përplasur për vdekje një grua në bulevardin “Nikolla Karev” në Çair të Shkupit.

Gruaja 47-vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Më datë 04.06.2022 në ora 13.05 është raportuar se në Blv.“Nikolla Karev“ automjeti i pasagjerëve “Seat Leon” me targa të Shkupit i drejtuar nga një 16 vjeçar nga Shkupi ka përplasur T.R. (47) nga Shkupi.

T.R. vdiq në vendngjarje. Mjeku ka konstatuar vdekjen”, thonë nga MPB

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat