NTP Shkup: Biletat pa pagesë për nxënësit nuk do të vlejnë gjatë pushimeve verore

Shkupi

NTP Shkup: Biletat pa pagesë për nxënësit nuk do të vlejnë gjatë pushimeve verore

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 18:25
Foto ilustrim

Ndërmarrja për Transport Publik – Shkup (NTP) informon se për shkak të përfundimit të vitit shkollor 2021/2022, nga e hëna (13 qershor 2022), transporti publik do të funksionojë sipas orarit veror, ndërsa biletat pa pagesë për nxënës nuk do të jenë të vlefshme gjatë pushimeve verore.

Nga NTP Shkup gjithashtu njoftojnë biletat falas për nxënësit e shkollave fillore do të vlejnë deri më 10 qershor, ndërsa për gjimnazistët deri më 20 qershor.

“Nxënësit e shkollave fillore/të mesme (nuk vlen për nxënësit e shkollave të mesme përfundojnë vitin e katërt) me çmime preferenciale mund të blejnë biletë mujore për korrik ose gusht me çmim prej 600 denarë (për një muaj)”.

“Për blerjen e të ashtuquajturës biletë sezonale për nxënës, nevojitet që personi të dorëzojë vërtetim se është nxënës dhe të dorëzojë librezë nxënësi për kontroll”, sqaron NTP – Shkup.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat