Përmbyset vetura në Shkup, nuk ka të lënduar

Shkupi

Përmbyset vetura në Shkup, nuk ka të lënduar

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Një veturë është përmbysur mëngjesin e sotëm në bulevardin Kërste Misirkov në Shkup.

Fatmirësisht nuk ka pasagjerë të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Shoferi me iniciale L.C. (45 vjeçar) nuk është lënduar.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, “mëngjesin e sotëm në ora 02.55 është raportuar një aksident trafiku në bulevardin Kërste Misirkov ku automjeti i pasagjerëve “Passat” me targa të Shkupit ka humbur kontrollin dhe është përmbysur”.

Ekipe të policisë kanë dalë në terren dhe kanë kryer kontroll në vendngjarje.

Rasti është dokumentuar dhe po punohet në zbardhjen e plotë të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat