U mbajt protestë para ambasadës ruse në Shkup

Shkupi

U mbajt protestë para ambasadës ruse në Shkup

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Me parullën “Dhurata për: barbarë, përdhunues, vrasës të fëmijëve”, nga Shoqata e Ukrainasve në Maqedoninë e Veriut “Lesja Ukrainka” u protestua para Ambasadës Ruse në Shkup. Një tualet, kukulla për fëmijë, lavatriçe dhe një kurorë me lule nga protestuesit i’u lanë pranë hyrjes së ambasadës Ruse.

Ndërsa përfaqësuesi i organizates, Alexandr Urbanovitch i’u drejtua ambasadës Ruse me këto fjalë: “Unë dua t’i drejtohem ambasadë, përse nuk mund të paguani rrogat e ushtarëve, përse vjedhin, përse vijnë tek ne në Ukrainë dhe na vrasin, cfare doni me këtë”.

Udheheqesja e organizatës “Lesja Ukrainka” tha se deri më tani janë vrarë 260 fëmijët nga konflikti në Ukrainë.

“Lufta në Ukrainë vazhdon prej 109 ditësh, ku deri tani vdiqën më shumë se 260 fëmijë, dhe numri po ndryshon çdo ditë. Edhe në këtë moment kur ne jemi mbledhur këtu në Ukrainë po vdesin fëmijë”, tha Tamila Velkovska, përfaqësuese e komunitetit ukrainas në RMV.

“Rusët duan të jetojnë në plehra dhe dëshirojnë që edhe të tjerët përreth tyre të jetojnë njësoj, por ukrainasit janë një popull i lirë, skllevërit nuk mund ta mposhtin kurrë një popull të lire”.

Me keto brohoritjet, përfundoi protesta e cila ishte e qetë dhe zgjati rreth një orë, ku mes protestuesve kishte edhe të rinj dhe fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat