Kryeministrja e Finlandës vjen në Shkup, nesër dhe pasnesër do të ketë regjim të veçantë rrugor

Shkupi

Kryeministrja e Finlandës vjen në Shkup, nesër dhe pasnesër do të ketë regjim të veçantë rrugor

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Qyteti i Shkupit do të prej një delagacion nga Republika e Finlandës dhe për këtë arsye ditën e hënë dhe të martë do të ketë regjim të veçantë rrugor.

“Më datë 20 qershor dhe më 21 qershor 2022 (e hënë dhe e martë) Kryeministrja e Republikës së Finlandës, Sana Marin do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Për këto arsye, Departamenti për Siguri në Komunikacionin Rrugor do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët në zonën e gjerë qendrore të Shkupit.

Ministria e Brendshme apelon tek të gjithë qytetarët pjesëmarrës në trafik që të respektojnë urdhrat që do të jepen nga punonjësit e policisë”, informojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat