Fëmija 2-vjeçar bie nga kati i katërt i ndërtesës

Shkupi

Fëmija 2-vjeçar bie nga kati i katërt i ndërtesës

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se mbrëmjen e djeshme një fëmijë 2-vjeçar ka rënë nga kati i katërt i një ndërtese në Shkup.

Sipas MPB-së, fëmija ka marrë lëndime të rënda.

Sipas denoncimit, derisa prindërit ndodheshin në banesë, fëmija ka dalë në tarracën e rrethuar dhe është ngjitur në një karrige, pas çka është rrëzuar.

Fëmijës i është dhënë ndihma mjekësore në Kompleksin e Klinikës “Nënë Tereza” dhe i janë konstatuar lëndime të rënda trupore”, thonë nga MPB.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat