Shkup: Protestohet përpara qeverisë kundër propozimit francez

Shkupi

Shkup: Protestohet përpara qeverisë kundër propozimit francez

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 21:03
Foto ilustrim

Disa qytetarë u mblodhën para objektit të qeverisë së Maqedonisë për të protestuar kundër të ashtuquajturit “propozim francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Bullgarinë dhe heqjen e vetos”.

Protesta u organizua pas një thirrjeje në rrjetet sociale.

Të pranishmit thonë se zgjidhjet e ofruara nga propozimi francez mohojnë identitetin, gjuhën dhe historinë e Maqedonisë.

Ndryshe, kujtojmë se çështja e propozimit francez po diskutohet tashmë një jave dhe ka rastisur në kritika, pengesa e kundërshtime të shumta nga disa figura publike vendore si dhe bullgare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat