Shkup, nesër do të ketë regjim të veçantë trafiku

Shkupi

Shkup, nesër do të ketë regjim të veçantë trafiku

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 20:55
Foto ilustrim

MPB njofton opinionin se me datë 25.06.2022 (e shtunë), për shkak të “Paradës së Krenarisë”, do të ndërmerren masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët në zonën qendrore të qytetit të Shkupit.

Gjatë lëvizjes (nëse ka nevojë) do të mbyllen për qarkullim rrugët:

“11 Oktomvri”, “Dimitrie Çupovski”, “Vasil Glavinov”, bulevardi “VMRO”, bulevardi “Ilinden”, rruga “Aminta Treti” dhe rruga “1732”.

Ministria e Brendshme apelon tek të gjithë qytetarët pjesëmarrës në trafik që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë me uniformë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat