191 gjoba në Shkup, 49 për tejkalim të shpejtësisë

Shkupi

191 gjoba në Shkup, 49 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 191 gjoba për shkelje të rregullave më trafik.

Sipas njoftimit të MPB-së 49 gjoba u shqiptuan për tejkalim të shpejtësisë.

22 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 5 gjoba iu shqiptuan këmbësorëve.

Janë shqiptuar dhe 9 masa për përdorim të telefonit, 18 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve, 12 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara dhe katër masa të tjera për kalim në të kuqe në semaforë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat