Shkup: Privohet nga liria inspektori i DAP-it për marrje të ryshfetit

Shkupi

Shkup: Privohet nga liria inspektori i DAP-it për marrje të ryshfetit

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 17:25
Foto ilustrim

Policia e Shkupit sot ka privuar nga liria një Inspektor nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, me iniciale J.K. (63 vjeçar) nga Shkupi, nën ekzistimin e bazës së dyshimit për marrje të ryshfetit.

Në cilësinë e zyrtarit, ai gjatë muajit maj dhe në fillim të qershorit, duke vepruar me urdhër të kontrollit të TVSH-së, i ka kërkuar ryshfet prej 700 euro pronarit të një biznesi në Shkup (person juridik), për të përgatitur një raport me konstatim të vogël, i cili sipas tij, në fakt duhej të kishte qenë 600.000 denarë.

J.K., pas një bisede të mëparshme telefonike dhe marrëveshjes për t’u takuar, gjatë ditës së sotme në Shkup ka kërkuar dhe ka pranuar mjetet në shumën e kërkuar, pas së cilës është ndaluar nga zyrtarët policorë.

Me urdhër të mëparshëm të gjyqtarit të procedurës paraprake, tek inspektori është kryer kontroll, gjatë të cilit janë gjetur mjetet me të dhëna nga personi juridik.

Pas dokumentimit të çështjes, ndaj personit do të paraqitet parashtresa përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat