Identifikohet edhe një tjetër person i cili ka poseduar armë mbrëmë në sheshin “Skënderbeu”

Shkupi

Identifikohet edhe një tjetër person i cili ka poseduar armë mbrëmë në sheshin “Skënderbeu”

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 19:48
Foto nga protesta në Shkup

Sot policia nga SPB Shkup kanë marrë në pyetje S.R.(34) nga Shkupi, i cili është identifikuar nga policia si personi i cili gjatë incidentit në afërsi të sheshit të Skënderbeut ka poseduar një armë në dorë, por nuk e ka përdorur.

“Arma do të dorëzohet për ekspertizë, ndërsa rasti është njoftuar në Prokurorinë Publike dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Kujtojmë, se dje është mbajtur protesta në Shkup, derisa kishte ehde tesniom të situatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat