Shkup, për nxënësit e shkollave të mesme transport falas edhe gjatë pushimeve verore

Shkupi

Shkup, për nxënësit e shkollave të mesme transport falas edhe gjatë pushimeve verore

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Gjatë këtij pushimi veror, rreth 23.000 nxënës të shkollave të mesme do të mund të shfrytëzojnë transportin publik falas për të vijuar mësim plotësues, orët e mësimit praktik, si dhe për të vizituar aktivitete kulturore, sportive apo aktivitete tjera.

Kështu ka vendosur sot Këshilli i Bashkisë së Shkupit në seancën e 13-të.

Në vitet e kaluara bileta falas u vlente nxënësve vetëm gjatë vitit shkollor, ndërsa për muajt e pushimit veror mund të merrnin biletë mujore me çmim prej 600 denarë për shfrytëzimin e të gjitha linjave, për një muaj, gjegjësisht për muajin korrik ose gusht.

“Me vendimin e sotëm të Këshilli i Bashkisë së Shkupit do të mund të voziten falas. Transporti falas vlen për të gjithë nxënësit e arsimit të mesëm të obligueshëm në shkollat e mesme nën kompetencë të Bashkisë së Shkupit, si dhe për ata që mësojnë në shkollat e mesme shtetërore”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat