Vijojnë në Shkup protestat kundër propozimit francez, bëhet thirrje që nëpër ballkone qytetarët të vendosin flamurin e Maqedonisë

Shkupi

Vijojnë në Shkup protestat kundër propozimit francez, bëhet thirrje që nëpër ballkone qytetarët të vendosin flamurin e Maqedonisë

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 19:53
Protesta në Shkup

Me moton “Ultimatum – Jo, Faleminderit!” protestat sonte u rikthyen sipas marshrutës së vjetër në qytetin e Shkupit, nga Qeveria, përmes Ministrisë për Punëve të Jashtme për të përfunduar para ndërtesës së Kuvendit.

Organizatorët, thanë se do të protestojnë para Ministrisë së Jashtme për t`i dhënë mbështetje Kryetarit të Sindikatës Diplomatike, Zoran Dabiq, i cili është pezulluar nga puna.

Ndryshe nga ditët e kaluara siç raporton KlanM, sot vërehet një numër i madh i policëve në rrugët e Qytetit kryesisht para Qeverisë së Maqedonisë, Sheshit SKënderbeu, Ministrisë së Punëve të Jashtme edhe Kuvendit.

“Edhe sot thirrja për protesta është me moton dhe porosinë e ngjajshme: Vazhdojmë më masivisht dhe më në numër kundër bullgarizimit dhe asimilimit të hapur. Të bashkohemi nën gjuhën maqedonase që dimë. I bëjmë thirrje çdo familjeje që të shpalosë flamurin maqedonas në ballkonin apo dritaren e tyre”, thonë organizatorët e “Ulitmatum, Jo faleminderit”.

Përmes propozimit francez synohet tejkalimi i dallimeve që ka Maqedonia e Veriut me Bullgarinë dhe zhbllokimi i fillimit të bisedimeve për anëtarësim në familjen evropiane.

Kujtojmë se sonte është nata e nëntë e protestave të opozitës maqedonase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat