Sot është dita e fundit e debatit parlamentar për propozimin francez, E majta organizon protesta

Shkupi

Sot është dita e fundit e debatit parlamentar për propozimin francez, E majta organizon protesta

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 11:04
Protesta në Shkup

Partia opozitare maqedonase, E majta ka bërë thirrje që qytetarët sot në ora 12:00 të mblidhen përpara objektit të kuvendit të Maqedonisë, për të kundërshtuar propozimin francez.

“Sot është dita e fundit e debatit parlamentar, në të cilin LSDM dhe BDI po përpiqen të shtyjnë me dhunë “propozimin francez” të BE-së për bullgarizimin e Maqedonisë. Ju ftojmë në ditën e fundit, sa më shumë që të jetë e mundur, në ora 12 para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Maqedonia është në kurth nga një qeveri okupatore, e cila nuk dëgjon 75% të qytetarëve që deklaruan kundër propozimit francez.

Prandaj ju thërrasim sa më shumë para Kuvendit, që deputetët tradhtarë të pushtetit ta dëgjojnë zërin tuaj, ndërsa brenda paturpësisht mohojnë vullnetin e shumicës së popullit maqedonas. Ne ju bëjmë thirrje për një “JO” me zë të lartë kundër supremacisë së qeverisë. Ju bëjmë thirrje për një JO me zë të lartë kundër fshirjes së ASNOM-it, për një JO të lartë kundër fusnotës së gjuhës maqedonase, për një JO me zë të lartë për tekstet e rishikuara të diktuara nga Bullgaria. Më në fund regjimi hibrid le të dëgjojë sot britmën e rezistencës së popullit”, thuhet në njoftimin e partisë.

Ndryshe, sot seanca për propozimin francez fillon në orën 11:00 dhe pritet të që votohet miratimi i propozimit francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat