Policia parandalon garë të jashtëligjshme me vetura në autostradën Tetovë-Shkup

Shkupi

Policia parandalon garë të jashtëligjshme me vetura në autostradën Tetovë-Shkup

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 20:04
Foto ilustrim

Pesëmbëdhjetë automjete me targa të Maqedonisë dhe të huaja janë larguar nga komunikacioni dje në bulevardin “Marshal Tito” në Tetovë, pasi po bënin përgatitje për organizimin e garave të jashtëligjshme në magjistralen Tetovë-Shkup dhe anasjelltas, njofton MPB.

Ndaj personave janë marrë masat e duhura dhe ndaj tyre janë shqiptuar sanksione për shkeljet e konstatuara.

SPB Tetovë u bënë thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret ligjore në komunikacion, të kontrollojnë me kohë korrektësinë teknike të automjeteve, të mos organizojnë gara në autostradë dhe të kontribuojnë për sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Ndryshe, sipas Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, automjetet e tyre do të konfiskohen brenda 90 ditëve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat