Krisma mes policisë dhe disa personave në Shkup

Shkupi

Krisma mes policisë dhe disa personave në Shkup

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 23:44
Foto ilustrim

Sot rreth orës 16:00 në dalje të Shkupit, rrugës për në Tetovë ka ndodhur një aksident i armatosur mes forcave të policisë dhe disa personave të panjohur.

Raportohet se gjatë tentimit për të privuar nga liria tre persona policia ka përdorur dhe armët.

Këtë e konfirmojnë edhe dëshmitarët okularë sipas të cilëve të shtëna ka pasur nga të dyja palët.

Alsat mëson se gjatë këtij aksioni policorë 2 persona janë arrestuar, derisa i treti ka arritur të shpëtojë nga prangat e policisë.

Nga Ministria për Punë të Brendshme konfirmojnë rastin dhe njoftojnë se me informata më të hollësishme do të dalin më vonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat