Shkup, sanksionohen 183 shoferë

Shkupi

Shkup, sanksionohen 183 shoferë

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë gjatë ditës së djeshme (05.08.2022) ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve të veprimit në fushën e trafikut.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 183 gjoba, nga të cilat 58 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 11 gjoba për drejtim mjeti pa patentë shofer, 24 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Janë vendosur katër gjoba për përdorimin e celularit, shtatë sanksione për kalimin e sinjalit të mbyllur (drita e kuqe), katër masa për automjetet e paregjistruara, si dhe sanksione të tjera.

Kontrollet e shtuara në komunikacion vazhdojnë.

“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat