Një burrë pa shenja jete është gjetur në një automjet në Shkup

Shkupi

Një burrë pa shenja jete është gjetur në një automjet në Shkup

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se dje në ora 01:40 në udhëkryqin mes fshatit Radushë dhe fshatit Svillarë – Shkup, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme – Saraj kanë konstatuar një person pa shenja jete, me lëndime trupore shkaktuar me armë zjarri, në një automjet pasagjerësh “Renault Megane” me targa provuese.

“Pas marrjes së masave është konstatuar se viktima është A.A (39) nga fshati Nikushtak, komuna e Likovës.

Një mjek i Emergjencave Mjekësore ka konfirmuar vdekjen", njofton policia.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat