Gjendet një trup i pajetë në hekurudhën e Shkupit

Shkupi

Gjendet një trup i pajetë në hekurudhën e Shkupit

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Në stacionin hekurudhor “Zhelenikov”ë, në drejtim të Velesit, afër shinave, dje është gjetur një trup i njeriut.

“Dje në ora 09:42 në SPB Shkup, T.G., punonjës i Hekurudhave të Maqedonisë, ka raportuar se një kilometër pas stacionit hekurudhor Zhelenikovë, në drejtim të Velesit, në afërsi të shinave, ka gjetur një trup të njeriut”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë do të dorëzohet për autopsi.

Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga policia e SPB Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat