Policia në Shkup gjobit 220 shofer, 76 për tejkalim të shpejtësisë

Shkupi

Policia në Shkup gjobit 220 shofer, 76 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë shqiptuar 220 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut.

“Janë shqiptuar 76 për tejkalim të shpejtësisë, 46 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 20 për vozitje në gjendje të dehur”.

“Janë shqiptuar edhe 5 gjoba për përdorim të telefonit, 6 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve, 13 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 7 për mosvënien e rripit të sigurisë”, thonë nga MPB.

Minstria ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat