Shkup, policia gjobit 153 shoferë

Shkupi

Shkup, policia gjobit 153 shoferë

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme njofton se në 24 orët e fundit në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 153 shkelje të rregullave të trafikut.

Policia ka gjobitur 32 shoferë për tejkalim të shpejtësisë, 13 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 për ngasje të makinës në gjendje të dehur

Nga MPB thonë se janë gjobitur dhe 6 vozitës për përdorim të telefonit, 4 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve, 4 për makina të paregjistruara, 13 për kalim në të kuqe në semaforë, 8 gjoba për mosdhënien përparësi këmbësorëve.

Kurse, tre gjoba të tjera për makina të transportit publik teknikisht të parregullta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat