Shkup, stuhia e fundit nxori në pah problemet e shumta infrastrukturore

Shkupi

Shkup, stuhia e fundit nxori në pah problemet e shumta infrastrukturore

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Në shumë zona në kryeqytet numri i popullsisë ka qenë më i vogël në kohën kur është ndërtuar sistemin i kanalizimit për ujërat e zeza. Vitet e fundit çdo ditë kanë mbirë ndërtime të reja si “kërpudhat pas shiut”, duke bërë që ky sistem kanalizimi që ishte ndërtuar për 200 apo 300 banorë, tani të shërbejë për numër banorësh disa herë më të lartë.

Një nga komunat ku numri i popullsisë është rritur gjatë viteve të fundit është ajo e Çairit. Zëdhënësi i kësaj komunë, Fari Hiseni, tha se në disa zona të kësaj komunë është bërë rindërtim i sistemit të kanalizimit.

“Sistemi i parë i kanalizimit në nivel të Komunës është bërë vite më parë, sigurisht dekada më herët. Mirëpo siç, në bazë të ligjit për Planifikim Hapësinorë çdo plan detal urbanistik që miratohet çdo vit domethënë nga ana e Këshillit të Komunës është në përputhje me standardet e rrjetit të kanalizimit. Prej asaj kohë kur është bërë kanalizimi i parë në nivel të Komunës së Çairit, është përditësuar. Ka lagje që kanë komplet rrejt të ri të kanalizimit Kemi rastin e fundit me lagjen e Dizhonit dhe lagjen e Serovës”, tha Fari Hiseni- zëdhënës i Komunës së Çairit.

Një tjetër problem që del në pah sa herë që ka reshje të dendura shiu është gjendja e sistemit për ujërat atmosferike. Bllokimi i këtij sistemi me mbeturina bën që ai të mos funksionojnë më kapacitet maksimal pikërisht atëherë kur duhet.

Stuhia e fundit që përfshiu Shkupin bëri që rrugët kryesore, por edhe ato nëpër lagje t’u ngjasojnë lumenjve apo kënetave. Ujërat fekale u përzien me ato atmosferike duke përmbytur podrumet dhe duke shkaktuar erë të keqe në zonat e banuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat