165 gjoba për shoferët në Shkup

Shkupi

165 gjoba për shoferët në Shkup

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje ka vijuar (24.09.2022) me kontrolle të intensifikuara të veprimit në zonën e qarkullimit rrugor.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 165 gjoba, nga të cilat 52 sanksione për drejtim të automjetit me shpejtësi mbi të lejuarën, 12 gjoba për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 27 sanksione për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.

“Gjashtë masa për përdorimin e celularit, tetë sanksione për kalimin në sinjal të mbyllur (drita e kuqe), tetë masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit”.

Kontrollet e përmirësuara të veprimit vazhdojnë. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat