Gjobiten 182 vozitës në Shkup

Shkupi

Gjobiten 182 vozitës në Shkup

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollet e shtuara në komunikacion.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 182 masa.

Në mes të cilave 24 për tejkalim të shpejtësisë, 20 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 15 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve , 10 për kalim në të kuqe në semaforë, 7 për makina të paregjistruara, 6 për makina të transportit publik teknikisht të parregullta.

Ndersa, 5 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat