Regjim i posaçëm sot në Shkup

Shkupi

Regjim i posaçëm sot në Shkup

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Pjesa më e madhe e qytetit të Shkupit sot është nën një regjim të posaçëm të komunikacionit për shkak të mbajtjes së garave “Viz Air Shkup Maratona”.

Komunikacioni do të devijohet përgjatë rrugëve përreth, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Maratonistët do të lëvizin nëpër komunat Qendër, Karposh, Gjorçe Petrov dhe Aerodrom.

Ministria e Brendshme u bën apel të gjithë qytetarëve që të respektojnë urdhrat e policisë përgjatë rrugës ku do të zhvillohen garat për të garantuar një qarkullim të sigurt dhe të qetë.

Do të marrin pjesë 8.500 konkurrentë profesionistë dhe amatorë nga 47 vende. Organizatorët i bëjnë apel banorëve të kryeqytetit që të dalin masivisht në rrugë dhe të japin mbështetje të fortë për pjesëmarrësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat