Të shtëna Shkup, plagoset një person

Shkupi

Të shtëna Shkup, plagoset një person

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Me datë 09.10.2022, në SPB Shkup, nga spitali i përgjithshëm i qytetit “Shën Naum i Ohrit” është raportuar se me plagë nga arma e zjarrit është sjellë D.N.(29) nga Shkupi.

Më herët në SPB Shkup ishte njoftuar se në sheshin “Sllovenia” janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, pas së cilës në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja dhe një plumb të pa shkrepur.

Policia ka kryer ekspertizë, ndërsa janë marrë masat për zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat