Regjim i veçantë i komunikacionit sot në Shkup

Shkupi

Regjim i veçantë i komunikacionit sot në Shkup

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se sot kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës Çeke, Marketa Pekarova Adamova, do të jetë për vizitë zyrtare në Maqedoni.

Për këto arsye, Sektori për siguri në komunikacionin rrugor Shkup do të marrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit nëpër rrugët në zonën e gjerë qendrore të Shkupit.

MPB apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat