Shqiptohen 163 gjoba në Shkup, 10 për tejkalim të shpejtësisë

Shkupi

Shqiptohen 163 gjoba në Shkup, 10 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

MPB gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut, me çka janë shqiptuar 163 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 163 masa, nga të cilat 10 masa për tejkalim të shpejtësisë, 10 masa për drejtim automjeteve pa patentë shofer, shtatë masa për drejtim të automjeteve nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur 11 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjeteve, pesë masa për kalim sinjalizim të mbyllur (semafori të kuq).

Ndërsa, katër masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve, tre masa për automjete të paregjistruara, katër masa për mjete teknike me defekte në transportin publik…”, njoftojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat