180 gjoba për shoferët në një ditë në Shkup

Shkupi

180 gjoba për shoferët në një ditë në Shkup

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme vetëm dje ka sanksionuar 180 vozitës në territorin e qytetit të Shkupit.

Këto aktivitete janë pjesë e kontrollit të intensifikuar në fushën e trafikut, të cilin MPB-ja e zbaton çdo ditë.

– Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 180 masa, nga të cilat 14 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 14 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, tetë sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Gjashtë masa janë shqiptuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, tre sanksione për shofer fillestar, tetë masa për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), një sanksion për mospërdorim të rripit të sigurimit – njofton MPB.

Ministria e Brendshme apelon edhe një herë tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e përcaktuara, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat