Kallëzim penal kundër një 30-vjeçari në Shkup, ka përdorur kartelë pagesore të një personi tjetër

Shkupi

Kallëzim penal kundër një 30-vjeçari në Shkup, ka përdorur kartelë pagesore të një personi tjetër

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

Njësiti për krime ekonomike dhe kompjuterike në SPB Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër T.K.(30) nga Shkupi për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe përdorim i kartelës false për pagesë”

Parashtruesi gjatë viteve 2021 dhe 2022 ka siguruar të dhëna bankare nga kartela e pagesës në pronësi të një personi nga Shkupi, pas së cilës i ka kryer 13 transaksione të paautorizuara për blerje/pagesë të shërbimeve të ndryshme në vlerë të përgjithshme prej 18.377 denarë.

Në atë mënyrë ka përfituar një përfitim pasuror të kundërligjshëm, me çka e ka dëmtuar pronarin e kartelës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat