Arrestohen dy persona në Shkup, i morën para një 26-vjeçari

Shkupi

Arrestohen dy persona në Shkup, i morën para një 26-vjeçari

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

MPB informon se pas masave dhe veprimeve operative të ndërmarra nga zyrtarët policorë, me datë 25.11.2022, Xh.M.(18) dhe D.M.(20) nga Shkupi janë privuar nga liria, për shkak të ekzistimit të dyshimit se të njëjtën ditë kanë kryer vepër penale “vjedhje”.

“Të njëjtën ditën në kalanë “Dimitar Vlahov” në Shkup, kanë kryer një grabitje ndaj S.B.(26) dhe i kanë marrë para. Pas privimit të lirisë, te ata është gjetur një thikë e palosshme, si dhe para në vlera të ndryshme, të cilat vinin nga krimi i kryer”.

“Sipas udhëzimeve të prokurorit kompetent nga Prokuroria Publike Shkup, viktima dhe një dëshmitar tjetër janë identifikuar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit kundër të dyshuarve do të parashtrohet kallëzim penal nga neni 238 i Kodit Penal”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat