Gjendet një trup i pajetë në Shkup

Shkupi

Gjendet një trup i pajetë në Shkup

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 20:31
Foto ilustrim

Me datë 07.12.2022, në SPB Shkup nga ana e Emergjencave Mjekësore është raportuar se në një objekt në Bulevardin “Brigada e Tretë Maqedonase” në Shkup, në një kat i ndërmjetëm është gjetur i ndjeri G.G.(61) nga fshati Lisiçe e Poshtme në Shkup, i punësuar në uzinë.

Mjeku nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore ka konfirmuar vdekjen.

Një ekip nga SPB Shkup ka bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë do të dorëzohet për autopsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat