Bastisje në Shkup, konfiskohet amfetaminë! Disa shkupjanë përfundojnë në pranga

Shkupi

Bastisje në Shkup, konfiskohet amfetaminë! Disa shkupjanë përfundojnë në pranga

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 20:39
Foto ilustrim

Policia gjatë ditës së sotme ka arrestuar tre persona nga Shkupi.

Tek të njëjtit policia ka gjetur 14 paketime me peshë të përgjithshme prej 7 kilogramëve, e që sipas MPB-së kushtojnë rreth 40.000 euro.

Personat në fjalë janë arrestuar në Katllanovë të Shkupit.

“Në Katllanovë janë privuar nga liria tre persona, përkatësisht M.Sh.(48), E.T.(30) dhe A.Z.(19). të gjithë nga Shkupi, pasi tek to është gjetur një çantë shpine me 14 pako të ngjeshur me drogën sintetike amfetaminë, me peshë rreth 7 kilogramë, vlera e së cilës është rreth 40.000 euro”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat