Aksident në Shkup, lëndohet një polic

Shkupi

Aksident në Shkup, lëndohet një polic

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 17:10
Foto ilustrim

SPB Shkup mbrëmë ka raportuar se në ora 20:45 në rrugën “Vlladimir Polozhanovski” ka ndodhur një aksident në komunikacion.

Aksidenti ndodhi në mes të automjetit “BMW” me targa të Shkupit i drejtuar nga P.B. (33) nga Shkupi dhe automjeti “Volkswagen Polo” me targa të Shkupit, pronë e MPB-së.

Në aksident polici i cili drejtonte automjetin ka pësuar lëndime, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”.

Në vendin e ngjarjes janë kryer kontrolle në SPB Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat