Komuna Qendër-Shkup: Parkingjet gjatë festave do të jenë falas

Shkupi

Komuna Qendër-Shkup: Parkingjet gjatë festave do të jenë falas

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 21:46
Ilustrim

Në Komunën Qendër parkimi gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve do të jetë falas për të gjithë qytetarët e RMV-së.

Sipas vendimit të ndërmarrjes, me datë 01.01.2023 (e diel) dhe 02.01.2023 (e hënë) të gjitha parkingjet e menaxhuara nga “NP POC” do të jenë pa pagesë për të gjithë qytetarët e RMV-së. Pagesa e rregullt për parkim në parkingje dhe lidhja e kontratave në Drejtorinë e NP “POC” do të vazhdojë me datë 03.01.2023 (e martë) me orar normal të punës.

Gjatë festave të Krishtlindjeve më 06.01. (e premte) dhe 07.01.2023 (e shtunë) të gjitha parkingjet e menaxhuara nga NP “Parkingjet” të Komunës Qendër do të jenë falas për qytetarët.

Pagesa e rregullt për parkim në parkingje dhe dhënia e kontratave në Drejtori do të vazhdojë më datë 09.01.2023 (e hënë) me orar normal të punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat